Përplasje me armë mes familjes shqiptare dhe asaj italiane, dy të plagosur….

507
Sigal

Një grindje për motive banale mes dy familjeve fqinje në Itali, njëra prej të cilave shqiptare, ka çuar në plagosjen me armë zjarri të dy personave.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së dielës në qytezën Prata Goivine në provincën e Kuneos.

Prej kohësh raporti mes dy familjeve fqinje ishte i tensionuar.

Hetimet e policisë kanë zbardhur se në këtë grindje janë përfshirë 4 persona.

Ishte shtetasi italian që qëlloi me armë tip pistoletë kundër familjes shqiptare. Një prej plumbave plagosi në krah bashkëshorten e shqiptarit, dhe një plumb qëlloi kunatin e italianit.

Gruaja shqiptare ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 40 vjeçari italian është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Kuneos në prognozë të rezervuar.

Prokuroria italiane ka nisur një proces hetimor.