Përplasen dy avionë gjatë fluturimit në Gjermani, ka të vdekur

14
Teksa i afroheshin aeroportit gjerman, dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër
Mediat vendase raportojnë se nga incidenti ka 2 viktima. Aeroplanët u rrëzuan në Adolf Wurth Aeroportit në Schwabisch Hall.
Të dy të vdekurit ishin pilotë sipas Bild.de, por hetuesit thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet ndërsa ekuipazhet po vazhdojnë të kërkojnë viktimat.
Avionët u përplasën teksa po përpiqeshin të uleshin në aeroport në të njëjtën kohë rreth orën 16:00 të dielën. Ata fluturuan respektivisht nga Shtutgart dhe Regensburg.