Përplasen dy anije në Kinë, dhjetëra persona të zhdukur

142
Një anije-cisternë me naftë është perplasur me një anije transportuese afër bregut lindor të Kinës, ndersa 32 vetë, shumica prej tyre iranianë, konsiderohen të zhdukur.
Ministria e transportit e Kinës ka njoftuar sot se ekuipazhi prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit, konsiderohen të zhdukur. Kjo anije e gjatë 274 metra, me emrin Sanchi, pas perplasjes që ka ndodhur mbrëmë vonë, është përfshirë nga zjarri.
Në anije gjendeshin 136 tonelata të kondenzatit, një lloj i naftës së papërpunuar iraniane, që është ekuivalent i afro 1 milion fuqive, me vlerë prej 60 milionë dollarëve.
Ministria e transportit e Kinës tha se të 21 anëtarët kinezë të ekuipazhit të anijes transportuese janë shpëtuar. Në këtë anije, me flamur të Hong-Kongut, e cila është dëmtuar, gjendeshin 64 tonelata grurë.
Autoritetet thanë se operacionin e shpëtimit po e vështirëson moti i keq dhe retë e tymit, që po dalin nga anija-cisternë.