Përndiqen nga Erdoganë si “puçistë”, 136 diplomatë turq kërkojnë azil në Gjermani

103
136 turq me pasaporta diplomatike kanë depozituar një kërkesë për azil në Gjermani që prej grushtit të shtetit të dështuar në korrik 2016, njoftoi Qeveria gjermane, një çështje shumë e ndjeshme për marrëdhëniet gjermano-turke.
“Qeveria nuk disponon shifra të detajuara për numrin e ushtarëve, funksionarëve të prekur, diplomatëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, (…) megjithatë qeveria federale di që në total 136 persona me pasaporta diplomatike kanë bërë kërkesë për azil”, nënvizoi ai.
Këto kërkesa janë depozituar pas grushtit të shtetit të dështuar në muajin korrik që e detyroi qeverinë e presidentit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan, të ndërmerrte dënime të rënda në të gjithë sektorët e shoqërisë, edukimit dhe shtypit në ushtri dhe magjistraturë.
Në janar, Ministria turke e Mbrojtjes kishte ushtruar presion ndaj Berlinit për të hedhur poshtë kërkesat për azil formuluar nga 40 ushtarë turq të NATO-s. Turqia kërkon gjithashtu që Berlini të ekstradojë puçistët e dyshuar që janë strehuar në Gjermani.
Kjo situatë ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë që prej disa muajsh deri në pikën sa qeveria turke ka arritur të akuzojë Gjermaninë se po strehon terroristë. Gjermania nga ana e saj ka kritikuar dënimet e rënda në Turqi