Përmbytjet në Tetovë, Maqedonia refuzon ndihmat e Kosovës

459
Kosova ka ofruar ndihma për qytetarët e prekur nga përmbytjet që përfshinë Tetovën dhe rrethinat e saj, por autoritetet maqedonase nuk kanë lejuar që këto ndihma të kalojnë në kufi. Ata nuk kanë pranuar që ndihmat të kalojnë pa doganë, por duhet të presin katër ditë në pikën kufitare, njoftojnë mediat shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq, Shkupi ka hezituar t’i përgjigjet ofertës së kryeministrit Mustafa për të dërguar atje ekipe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar rajonin e Tetovës në operacionin e kërkimit e pastrimit, pasi ende nuk është gjetur trupi i 6-vjeçares Rina, e cila humbi jetën për shkak të katastrofës natyrore që goditi Tetovën.
Sigal