Sigal

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga përmbytjet në Francë.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në jug-perëndim të Francës, është rritur numri i viktimave që kanë humbur jetën në 13, kanë raportuar zyrtarët francezë.

Ekipet e shpëtimit me gjashtë helikopterë janë përpjekur që t’i shpëtojnë njerëzit që kishin hipur përmbi çatitë e shtëpive, shkruan Euronews.

Ndër zonat më të prekura janë fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku uji arriti nivelin e dritareve të katit të parë të shtëpive.