Përmbytjet katastrofike krijuan kanione gjigante në Mars

409
Sigal

Përmbytjet masive të liqeneve në Mars, tani të thata, krijuan kanione të ndryshme miliona vite më parë në planetin e kuq.

Këto kanione janë ende të dukshme në sipërfaqen e planetit deri më sot, sipas shkencëtarëve.

Zbulimi i ri ndihmon në dhënien e përgjigjjeve për pyetjet rreth mënyrës se si krateret e thella mund të jenë formuar në Mars si edhe në planete të tjera pa tektonikë të pllakave si në Tokë.

Sipas studimit ata janë të prekur nga proceset gjeologjike katastrofike që mund të kenë ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e planetit.

Në sipërfaqen e Marsit, ka një mori liqenesh që tani janë të thata, por më parë mbanin sasi të mëdha uji.

Ndonjëherë liqenet mbusheshin plot duke sjellë përmbytje katastrofike që shkaktonin kanione në vetëm disa javë.

Kjo ndihmon në zgjidhjen e misterit nëse kanionet u formuan gjatë një periudhe të gjatë kohore apo në një seri ngjarjesh dramatike.

“Forma e formacioneve shkëmbore sugjeron se ishte kjo e dyta,”– tha Tim Goudge, autor kryesor i studimit, të botuar në revistën Geology këtë javë. “Këto liqene janë të zakonshme dhe disa prej tyre janë aq të mëdha sa Deti Kaspik.”