Përmbytje në veri të Anglisë, Cameron organizon një takim krize

433
Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje masive në veri të Anglisë, me shumë banorë të evakuuar nga shtëpitë e tyre në lokalitetet Lenkshajër dhe Jorkshajër. Kryeministri britanik, David Cameron do të zhvillojë sot një takim krize për të mbikëqyrur ndihmën për zonat e prekura nga përmbytjet në veri të Anglisë, ndërkohë që mijëra familje janë privuar nga energjia.

Këto përmbytje u shkaktuan si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin këto ditët e fundit duke bllokuar qytete dhe fshatra dhe duke detyruar forcat e shpëtimit të lëvizin me gomone në rrugë.

Në zonat Lenkshajër dhe Jorkshajër, qindra persona janë evakuuar si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave. Rreth 30 alarme janë lëshuar për të sinjalizuar rreziqet e përmbytjeve, potencialisht të rrezikshme për jetën. “Precipitimet kanë arritur nivele të pazakonta”, theksoi ministrja e Mjedisit, Liz Truss për BBC-në.
Sigal