Përmbytje në Turqi, humbin jetën 8 persona

465
Dy ndërtesa janë shkatërruar në Turqi si pasojë e përmbytjeve në provincën Artvin në verilindje të vendit, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave. Dy të tjerë ende rezultojnë të zhdukur ndërsa reshjet e dendura të shiut vijuan gjatë gjithë natës.
Guvernatori i provincës tha se viktimat kanë humbur jetën në 4 incidente të ndryshme të shkaktuara si pasojë e stuhisë.
Sipas autoriteteve reshjet e rëna kanë arritur rekord duke fryrë lumenjtë dhe vëshuar në dhjetëra fshatra dhe qytete, duke rrëzuar pemë dhe përmbytur rrugë dhe shtëpi.
Sigal