Përmbytje në Jordani shkaktojnë 18 të vdekur, shumica fëmijë

405
People drive through flooded streets in the Jordanian capital Amman, on January 8, 2013. Torrential rains swept through the desert kingdom for a second straight day sparking widespread flooding and traffic chaos but bringing welcome water to reservoirs in one of the world's 10 driest countries. AFP PHOTO/KHALIL MAZRAAWI (Photo by KHALIL MAZRAAWI / AFP)
Sigal

Të paktën 18 persona, kryesisht fëmijë kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshinë Jordaninë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur që të shpëtojnë 37 persona gjatë një operacioni ku u përfshinë helikopterë, ushtarë dhe zhytës të mbrojtjes civile.

Autoritetet policore thanë për televizionin shtetëror se shirat e mëdha rrëmbyen një autobus me 44 fëmijë dhe mësues, të cilit po zhvillonin një udhëtim.

Ndërkohë një urë mbi Detin e Vdekur u shemb si pasojë e shirave me intesitet të lartë.

Ndërkohë Jordanisë i ka ardhur në ndihmë Izraeli, i cili ka dërguar helikopterë për të shpëtuar personat në rrezik në anën jordanezë të Detit të Vdekur.

Këto janë reshjet e para pas përfundimit të sezonit veror.