Përmbytje apokaliptike në Iran

553
Të paktën 40 persona kanë gjetur vdekjen nga përmbytjet masive në Iran. Të paktën, pesë persona konsiderohen të zhdukur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjeve të tokën në pjesën veriperëndimore të vendit, sipas agjencisë së lajmeve “Mehr”.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë apokaliptike të përmbytjeve. Rrugë të tëra kanë shkatërruar, ndërsa shihet asfalti duke u shkëputur.

Një burrë dhe një grua janë bllokuar në çatinë e një kamioni, ndërsa mjeti u rrëmbye nga uji. Për fat të mirë, çifti arriti të mbijetonte. Makina të tëra janë mbërthyer nga balta.
Sigal