Përmbytet rezidenca miliona paund e George Clooney në Londër

489
Miliarderi George Clooney ka mbetur i bllokuar në rezidencën e tij 10 milion paund, pasi lumi Tamiz në Londër doli nga shtrati. Kohët e fundit ndërtesa e tij i është nënshtruar një rinovimi total.
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Londrën kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe nga kjo nuk ka shpëtuar edhe ylli i filmave Clooney. Lumi është futur në kopshtin e tij, saktësisht para derës së shtëpisë.
54-vjeçari Clooney dhe gruaja e tij avokatja Amal e kanë blerë këtë shtëpi në tetor të vitit 2014 dhe kishin nisur të bënin një pishinë, e cila pothuajse kishte përfunduar, kur ndodhën përmbytjet.
Sigal