Përloten mbështetësit nga fjalimi i Presidentes në ikje të Argjentinës

492
Presidentja në ikje e Agjentinës Cristina Fernandez de Kirchner, ka bërë një fjalim emocionues për mbështetësit e saj në Buenos Aires. Ajo u ka bërë thirrje njerëzve për të marshuar në rrugë nëse ato ndihen të tradhtuar nga qeveria e re e qendrës së djathtë. Konservatori Mauricio Macri, i cili fitoi me një balotazh muajin e kaluar, pritet të bëjë betimin si president më vonë.
Duke iu drejtuar dhjetëra e mijëra mbështetësve të saj jashtë pallatit presidencial Casa Rosa në Buenos Aires, zonja Fernandez tha se: “Ne besojmë në atë që kemi arritur, ndaj duhet të sigurohemi që këto gjëra të mos shkatërrohen. Kur të ndjeni që ata të cilët u keni dhënë besimin dhe votën ju kanë tradhtuar, merrni flamurin”.
Zonja Fernandez dhe Nestor Kirchner ka mbajtur pushtetin në Argjentinë për 12 vjet. Ajo është nderuar për zgjerimin e përfitimeve të mirëqenies, si dhe futjen e të drejta të reja civile të tilla si martesave të homoseksualëve.
Sigal