Përleshje në Hungari, refugjatët kalojnë gardhin

411
Një tjetër përleshje ka ndodhur ditën e sotme mes refugjatëve dhe policisë në Hungari. Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia, sipas së cilës, një grup refugjatësh “agresiv’ kanë kaluar gardhin dhe janë përleshur me efektivët e ndërhyrjes së shpejtë. “Policia ka marrë masat e duhura për të mbrojtur kufirin hungarez”, thuhet në një njoftim nga policia. Ndërkohë, mediat botërore kanë njoftuar se policia në Hungari po përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës në Roszke, në kufi me Serbinë.
Sigal