Përleshje mes shqiptarëve dhe britanikëve në burgun e Londrës

457
Një përleshje masive mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre anglezë për kontrollin e shpërndarjes së drogës në një burg anglez është raportuar nga tabloidi britanik “Daily Mail”. Skenat filmike të marra nga kamerat e sigurisë së burgut Wandsworth, në jug të Londrës, janë brutale. Përleshja ka ndodhur në kohën e ajrosjes, kur të burgosurit kanë qenë në oborrin e burgut. 
Grupet janë përleshur duke goditur me grushta e shkelma njëri-tjterin, ku dukshëm një grup është më i madh në numër. Nuk dihet nëse shqiptarët apo anglezët kanë qenë më të shumtë në numër, por në burgjet angleze e sidomos në Londër, prania e të dënuarve shqiptarë është i konsiderueshëm. 
Një nga të lënduarit nga kjo përleshje masive fizike është dërguar me helikopter në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet koha e saktë se kur ka nodhur perleshja, por mendohet që ajo të jetë verifikuar së fundmi. Pamjet filimike të përleshjeve janë të zakonshme nëpër burgjet amerikane, por së fundi këto skena po bëhen gjithnjë e më të pranishme në ato angleze. 
Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 20 mijë raste dhune në këto burgje dhe ka një shqetësim gjithnjë e në rritje për praninë e madhe të drogës në qendrat e dënimi, ku ditë më parë u publikuan filmime që tregonin se droga futej me dronë. Shtypi së fundimi ka njoftuar se një ndër dhjetë të burgosur në burgjet angleze është i huaj dhe një numër mjaft i madh i tyre janë shqiptarë, siç deklaroi dhe ministri britanik i Drejtësisë, Michael Gove.
Sigal