Përleshje me armë në Mitrovicë sulmohet edhe makina e policisë

453
Tre persona janë plagosur gjatë natës së mbrëmshme në veriun e Mitrovicës, pas një përleshje me armë zjarri.
Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, nga Veriu i Mitrovicës ka bërë të ditur se të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe se përleshja ka ndeshur në lokalin “Crna Dama”, që gjendet në veri të Mitrovicës.
“Policia është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast. Ende nuk ka ndonjë të arrestuar apo edhe të dyshuar”- ka thënë Besim Hoti.
“Dy të rinj janë plagosur lehtë në këmbë dhe janë trajtuar në spitalin e veriut. Dyshohet se rrahja ka ndodhur në mes të dy grupeve të rinjsh nga Mitrovica dhe Zveqani, të cilët me gjasë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa akoma nuk dihen motivet”, ka deklaruar Hoti.
Sipas tij, kur policia ka reaguar për t’i dërguar të plagosurit në spital, persona të panjohur kanë sulmuar një automjet të policisë i cili ndodhej në oborrin e këtij spitali, duke dëmtuar kështu xhamin dhe njërën gomë të automjetit. 
Sigal