Përleshje dhe arrestime gjatë protestës së opozitës për largimin e qeverisë në Malin e Zi

559
14 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre 6 policë dhe 15 të tjerë janë arrestuar si pasojë e përleshjeve mes policisë malazeze dhe protestuesve opozitarë.
Fronti Demokratik Opozitar ka 20 ditë që proteston kundër qeverisë me kërkesat: dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Milo Gjykanoviç dhe mbajtjen e zgjedhjee të lira dhe demokratike. Opozita vendase akuzon qeverinë për korrupsion dhe kontroll të të gjitha pushteteve.
Kaosi dhe përleshja nisi në momentin kur protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor për të hyrë me dhunë në ambjentet e Kuvendit të Malit të Zi.
Policia ka ndërhyrë, duke përedorur gaz lotësjellë dhe pompa uji si pasojë e të cilave dy deputetët opozitarë Nebojsha Medojeviç dhe Branko Radulloviç kanë mbetur të plagosur.
Sipas deklararës zyrtare të policisë, kanë qenë protestuesit ata që kanë provokuar kaosin pasi kanë hedhur gurë, shishe dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave policore.
Policia ka arrestuar edhe dy gazetarë të cilët po raportonin live për mediat vendase ngjarjen dhe trazirat.
Edhe pse Drazhenzhikoviç dhe Gojkorajçeviç janë liruar pas disa orësh, OSBE ka dënuar arrestimin e tyre, duke kërkuar hetim të menjëhershëm të ngjarjes.
Përfaqësuesja e OSBE-së Për Lirinë e Medias Dunja Mijatovic tha se gazetarët duhet të jenë të lirë dhe të sigurt të raportojnë për çështje të interesit të publikut.
Opozita vendase ka deklaruar së nuk do të tërhiqet dhe se protesta do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë.
Sigal