Përjetësohet me shtatore pajtuesi i gjaqeve, kosovari Anton Çeta

651
Akademiku, politikani dhe humanisti i kombit shqiptar, Anton Çeta, është përjetësuar, pas vdekjes me një bust i cili është vendosur në qytetin e Rrëshenit.
Në një ceremoni të organizur nga Bashkia e Mirditës, u zbulua shtatorja e njeriut që vendosi paqe për shumë familje në gjakmarrje.
Ndrec Dedaj: Anton Çetën e ka përjetësuar vepra e tij, Kuvendet e tij të mëdhaja të pajtimit.
Cristofro Palmiri:Është angazhuar të vendosë dhe të mbjellë paqe dhe pajtim në mes familjeve në gjakmarrje. Siç ishte i buindur se vetëm me falje jemi të falur, vetëm duke u përgjigjur me falje kundrejt urrejtjes mundet armiku.
Anton Çeta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë. Shkrimtari dhe profesori i letërsisë është i njohur për pajtimin e gjaqeve në Shqipëri dhe Kosovë.
Sigal