Përgjimet, Poloni, dorëhiqen 3 ministra dhe Kryetari i Parlamentit

467
Tre ministra në qeverinë e Polonisë dhe kreu i parlamentit kanë dhënë dorëheqjen të mërkurën vonë teksa partia e kryeministres Eva Kopacz platforma qytetare ka humbur popullaritetin katër muaj para zgjedhjeve parlamenare.
Në një konferëncë për shtyp, Kopacz tha se është imediate të rifitohet besimi i votuesve të partisë, e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2007. Besimi i publikut ka ardhur në rënie që prej publikimit të disa videove audio, në të cilat shfaqen zyrtarë të lartë të qeverisë në një restorant luksos të Varshavës, duke bërë shaka të ndryshme, porositur verë të shtrenjtë dhe duke komentuar në mënyrë krejt të pamatur kolegë të tyre vendas dhe liderë të vendeve të huaja.
Videot u publikuan vitin e kaluar, por çështja është rishfaqur këtë javë, ku dosjet konfidenciale të përpiluara nga prokurorët që hetojnë përgjimet u publikuan në mediat sociale. Kopacz tha se duhet riparuar dëmi i shkaktuar nga përgjimet dhe duhet parandaluar që këto video të vihen në focus të fushatës.
“Zonja dhe zotërinj, përgjatë dy ditëve të fundit, opinioni publik ka qenë i angazhuar me cështjen e përgjimeve të paligjshme. Kjo ka një ndikim shumë negativ në funksionimin e shtetit dhe pikëspari dua të them se hetimi një vjecar i prokurorisë për përgjimet ka pësuar një rjedhje të jashtëzakonshme informacioni. Në mënyrë të vecantë kjo ul besimin e publikut në institucionet e pavarura sic është prokuroria dhe e them publikisht para jush se unë nuk do ta pranoj raportin e prokurorit të përgjithshëm.”
Kryeministrja polake sqaroi se të dorëhequrit janë ministri i Thesarit, njëkohësisht përgjegjës për menaxhimin e pronave të shtetit në ndërmarrjet publike Wlodzimierz Karpinski, Ministri i Shëndetësisë Bartosz Arlukoëicz, Ministri i Sporteve Andrzej Biernat dhe kreu i Parlamentit Radoslaë Sikorski, anëtar i partisë në pushtet dhe ish-ministër i Jashtëm. Ajo u shpreh se të gjithë kanë treguar përgjegjësi të madhe me aktet e tyre të dorëheqjes.
Skandali i përgjimeve në Poloni është krahasuar me të famshmin Watërgate, dhe kamarierët që kanë kryer përgjmet po hetohen për regjistrime të paligjshme.
Sigal