Përgjimet në Maqedoni, Prokuroria akuzon kreun e opozitës Zoran Zaev

397
MAQEDONI – Prokuroria themelore e Shkupit për krime të organizuara dhe korrupsion ka ngritur një akt akuzë kundër të dyshuarve në rastin “Puc”. I dyshuari kryesor është Zoran Zaev, kreu i opozitës në Maqedoni, bashkë me të dyshuar të tjerë të cilët po hetohen për përsëritje të veprës penale: përgjim të paautorizuar, spiunazh dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore. 
Në njoftimin zyrtar mbi këtë akt akuzë thuhet se vendimi është marrë pas procedurës së përgjithshme hetuese, me rishikimin dhe analizimin e dëshmive dhe fakteve të mbledhura lidhur me këtë çështje. 
Pas këtij lajmi ka qenë i menjëhershëm dhe reagimi i partisë opozitare LSDM, ku thuhet se ata nuk janë të befasuar nga ku vendimi për rastin e ashtuquajtur si “Puc”, pasi publikuan me dëshmi e argumente se pushteti ekzekutiv ka nën kontroll të gjithë sistemin e Republikës së Maqedonisë. 
Sigal