Përfundon votimi për referendumin, ‘exit-poll’-et e para: Greqia i tha JO Europës

458
Mbyllet proçesi i votimit për referendumin në Greqi, ndërsa sondazhet e para dëshmojnë se qytetarët kanë mbështetur kryeministrin Tsipras për të rrezuar planin e kreditorëve europianë.
Kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00, por çdo gjë do të bëhet e qartë pas disa oresh kur të kenë mbërritur në zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor të paktën 10% e votave nga gjithë qendrat e vendit.
Sipas mediave greke, 52% e pjesëmarrësve në referendum kanë dhënë përgjigje negative. Pjesa tjetër, rreth 48%, janë shprehur me “Po” për marrëveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN.
Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.
Grekët duket se nuk janë trembur nga frika dhe paralajmërimet se nëse nuk do të pranonin masat, kjo do të ishte një votë kundër Eurozonës.
Presidenca franceze ka njoftuar se Francois Hollande do të presë mbrëmjen e së hënës kancelaren gjermane Angela Merkel.
Dy udhëheqësit do të ketë një darkë pune “për të vlerësuar pasojat e referendumit në Greqi.”
“Ky takim në Pallatin Elize është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Francës dhe Gjermanisë për të kontribuar në një zgjidhje të qëndrueshme për Greqinë”thuhet në njoftimin për media të Presidencës franceze.
Sigal