Përfundon fushata, sot mbahen zgjedhjet në Turqi

484
Në Turqi, sot mbahen zgjedhjet qendrore, pas pesë muajsh jo të qetë pa një qeveri, në një periudhë kur vendi po përballet me pasiguri në rritje pas sulmit terrorist në Ankara dhe akuzave për shtypje mediesh. 
Fushata zgjedhore përfundoi të shtunën një ditë para zgjedhjeve legjislative që nuk duhet t’i mundësojnë regjimit më të kontestuar islamo-konservator të rimarrë drejtimin pa ndërprerje në krye të një vendi të prekur nga dhuna dhe tensionet.
Kryeministri në ikje, Ahmet Davutoglu dhe krerët e tre partive të mëdha të opozitës të përfaqësuara në parlament mobilizuan për herë të fundit trupat e tyre me shpresën për të ndryshuar rezultatin e sondazheve.
Më 7 qershor, partia e presidentit, Recep Tayyip Erdogan pësoi një dështim të vërtetë. Edhe pse u rendit në krye me 40,6 për qind të votave, ajo humbi maxhorancën absolute që mbante prej 13 vjetësh në Parlament duke e zhytur Turqinë në paqendrueshmëri të plotë.
“Këto zgjedhje duhet të mundësojnë ruajtjen e stabilitetit dhe besimit”, theksoi sot Erdogan për shtypin.
“Nëse Zoti e do këtë, zgjedhësit do të votojnë nesër për të mbrojtur të ardhmen e vendit”, theksoi ai.
Rreth 400 000 policë dhe xhandarë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve, veçanërisht në juglindje të vendit të prekur nga rifillimi i konfliktit kurd.
Të cilësuara si zgjedhjet më të rëndësishme ndër vite, rezultati i tyre do të përcaktojë edhe të ardhmen politike të presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ndonëse emri i tij nuk është në fletë-votim.
Sondazhet parashikojnë se partia e zotit Erdogan, AKP, do të fitojë edhe kësaj radhe shumicën e votave, por mbase jo mjaftueshëm për të fituar shumicën parlamentare sa për ta formuar e vetme qeverinë.
Sipas vëzhguesve një rezultat jopërfundimtar për formimin e qeverisë, do të mund të trazojë edhe më shumë Turqinë, e cila aktualisht po përballet me sfida serioze, që kryesisht janë të ndërlidhura me sigurinë e vendit.
Sigal