Përfundon armëpushimi në Alepo

487
Sigal

Armëpushimi
dhjetë orësh nga forcat qeveritare siriane dhe ato ruse në qytetin sirian të
Alepos ka përfunduar.Rusia e ka quajtur këtë armëpushim si mundësinë e fundit
për terroristët islamikë që t’i lëshojnë zonat e okupuara.Pas vazhdimit të
qëndrimit të rebelëve në këto zona, pritet edhe vazhdimi i sulmeve të Rusisë
dhe qeverisë së Sirisë në lindje të qytetit.
Rebelët
kanë vazhduar një kundër-ofensivë për të ndihmuar zonat e rrethuara dhe Rusia
ka konfirmuar lëndimin e dy ushtarëve të saj.Rreth 250 mijë njerëz janë
bllokuar në lindje të qytetit të Alepos të cilët  po iu harxhohen
furnizimet me ushqim dhe barna.Pjesa lindore e Alepos është zona e fundit e
madhe që po mbahet nga terroristët islamikë në Siri.
Sipas
analistëve, nëse ata largohen nga kjo pjesë, presidenti sirian Bashar al-Assad
do të shënonte fitore të madhe të luftës së përgjakshme pesë vjeçare në Siri.