Përfundojnë kërkimet 4-vjeçare për avionin malajzian, mbeten të panjohura shkaqet e zhdukjes

481
An injured man receive treatment at a hospital after raid on a house in Chaparhar district of Nangarhar province east of Kabul, Afghanistan. Tuesday, May 29, 2018. Afghan forces mistakenly killed nine people, most of them civilians, during raid on a house in eastern Nangarhar province which has been a base for the Islamic State group and other militants, officials said Tuesday. (AP Photo/Mohammad Anwar Danishyar)
Sigal

Kërkimet 4-vjeçare për avionin malajzian kanë përfunduar, përfshirë këtu edhe kërkimet private për të. Kompania “Ocean Infinity” me bazë në SHBA, përdori një mjet që zhytej thellë në det për të kërkuar në një zonë të gjerë në jug të Oqeanit Indian. Por këto kërkime nuk patën asnjë rezultat dhe qeveria e Malajzisë është shprehur se nuk ka plan të nisë kërkime të reja.

Avioni malajzian u zhduk më 8 mars 2014 teksa po fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord.

Kërkimet zyrtare përfunduan vitin e kaluar pa rezultat dhe ende nuk është zbuluar se çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë me avionin. Hetuesit janë shprehur se kanë informacion shumë të kufizuar rreth orëve të fundit të avionit.

Ekspertët nuk kanë dalë ende në një konkluzion përfundimtar nëse avioni malajzian ishte nën komandën e pilotit apo u rrëzua në det pa qenë në kontrollin e tij, dhe për këtë arsye kërkimet janë bërë në zona të ndryshme.

Arsyeja pse piloti devijoi në një tjetër rrugë nga ajo e planifikuara dhe më pas u rrëzua në një zonë të largët në oqeanin Indian, mbetet ende e panjohur, ashtu sikurse edhe fakti që pjesa më e madhe e pajisjeve komunikuese në bord ishin të fikura. Më herët gjatë këtij muaji, hetuesit australianë hodhën poshtë sugjerimet se avioni është rrëzuar qëllimisht nga piloti.