Përfaqësim i mjerueshëm i shqiptarëve në komunën e Kumanovës

53
Përfaqësimi i shqiptarëve në administratën e komunës së Kumanovës është në gjendje të mjerueshme. Statistikat tregojnë se punësimi i shqiptarëve arrin mezi 16 – 18 për qind, ndërsa për këtë situatë është fajtore partia shqiptare në pushtet BDI ,e cila për 14 vite ka qenë pjesë e pushtetit komunal duke koalicionuar me LSDM.
Siç mëson INA përfaqësimi është katastrofal dhe se gjendje e mjerueshme është edhe në nivel të udhëheqjes së sektorëve dhe njësive të administratës komunale.
Po ashtu edhe në nivel të ndërmarrjeve gjendja është tejet e disfavorshme dhe se assesi nuk po arrihet përfaqësimi i duhur prej rreth 30 për qind.
BDI ka qenë dhe është partia shqiptare që ka qenë pjesë e koalicionit komunal. Kjo parti me vite të tëra përmes njerëzve të njejtë ka mbajtur pushtetin komunal. LSDM dhe administrata e kryetarit të komunës e pyetur nga INA ka theksuar se ka punësime edhe të kuadrit shqiptarë dhe se ka pasur rritje të përfaqësimit. Por së shpejti INA do të publikojë shifrat e sakta të përfaqësimit në administratën komunale.