Perëndimi përballë Rusisë

492
Fuqitë e mëdha perëndimore u përballën me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi kërkuan rinovimin e mandatit të hetimit ndërkombëtar për sulmet e armëve kimike në Siri. 
Në deklaratën e përbashkët nga ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, u tha se ata kishin besim të plotë në vazhdimin e hetimeve dhe i bënë apel regjimit sirian që t’i japë fund përdorimit të gazit helmues. 
“Në kërkojmë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të vazhdojë hetimin, është përgjegjësi e OKB-së dhe anëtarëve të saj që të mbrojnë regjimin ndërkombëtar të mospërhapjes së armëve kimike, thuhej ne deklaratën e fuqive perëndimore. 
Më herët, Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Moska e kundërshton projekt-rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për vazhdimin e hetimit. Komentet e Ryabkov erdhën disa orë pasi Rusia refuzoi një raport ndërkombëtar të OKB-së, i cili fajëson qeverinë siriane për sulmin kimik që ndodhi më 4 Prill. 
Më shumë se 80 vetë u vranë pjesën veri-perëndimore të Rusise. Rusia, që mbështet fuqishëm qeverinë siriane, hodhi një veto muajin e kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër vazhdimit të mandatit të ekipit hetues. 
Sulmi i 4 prillit solli një sulm raketash amerikane vetëm disa ditë më vonë kundër një baze ajrore siriane. Franca ka paralajmëruar se çdo sulm i mëtejshëm i kimikateve do të pasojë me një reagim të ashpër ushtarak. Hetimi i mëprashëm i misionit të OKB-së zbuloi se se qeveria siriane ishte përgjegjëse për tre sulme me gaz kimik në 2014 dhe 2015.
Sigal