“Përdhunuesi, tradhtoi gruan e tij…”- Video e mësuesit duke bërë komente poshtëruese

141

Një mësues i shkollës së mesme në Los Angeles është filmuar duke e quajtur Kobe Bryant, pas vdekjes tragjike, se ai ishte një person i “tmerrshëm” dhe “përdhunues”.

Ylli i Los Angeles Lakers vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna kur helikopteri i tyre u rrëzua jashtë Los Angeles, duke vrarë të nëntë personat që ishin në bord. Ylli i basketbollit lë pas gruan e tij dhe tri vajzat.

Video e mësuesit, vetëm disa ditë pas vdekjes së basketbollistit, është bërë virale në rrjet.

“Sa trafik ka në mëngjes në Los Angeles? A ka ndonjë arsye në këtë botë që ti të marrësh helikopterin për të udhëtuar? Të gjithë e dinë se fluturimi me helikopter është gjëja më e rrezikshme në botë. Ai u tregua kaq egosit sa duke mos qenë në gjendje të priste si të gjithë, vrau familjen e tij. Njerëzit nuk duan të flasin për këto, por unë do ta bëj. Ai tradhtoi gruan e tij, ai përdhunojë një vajzë të re, ai ishte një egoist. Dikush duhet t’i thotë këto gjëra”, dëgjohet ai duke thënë në video.