Përdhunohet barbarisht nga 2 xhaxhallarët 10-vjeçarja dhe ngel shtatzënë, testi i AND-së befason familjen

542
Me gjasë India është vendi nga prej të cilit dëgjojmë ngjarjet më makabre si të krimit në familje por edhe në një rreth më të gjerë.
Kështu, një 10-vjeçare e përdhunuar nga dy xhaxhallarët e saj ka sjellë në jetë një vajzë gjatë muajit gusht. Është dashur kjo provë që gjykata në Indi të dënonte dy burrat.
BBC shkruan:
Shtatëzania e vajzës u zbulua vetëm në muajin korrik, pasi vogëlushja ishte ankuar për dhimbje stomaku dhe prindërit vendosën ta dërgonin në spital.
“Megjithatë, vajza nuk ishte e vetëdijshme për shtatëzaninë e saj dhe i thuhej se kishte gurëza në bark.”
Fëmija e sjellë në jetë nga e mitura u është dorëzuar autoriteteve për mirëqënien e fëmijëve.
Ndërkohë, 10-vjeçarja ka rrëfyer se ishte përdhunuar disa herë gjatë 7 muajve të kaluar nga xhaxhai i madh, i cili ishte rreth të dyzetave, transmeton jeta osh qef.
Por, vetëm pasi u krye testi i ADN-së u zbulua se fëmija nuk ishte i xhaxhait të madh dhe policia nisi të kërkonte të dyshuarin dhe arrestoi këtë shtator xhaxhain e dytë, i cili rezultoi edhe babai biologjik i fëmijës së 10-vjeçares.
Rasti dramatik i kësaj vogëlusheje ka mbushur faqet e gazetave kryesore të shtypit indian, por ka kaluar edhe në nivel global.
E vogla ishte 30 javëshe shtatzënë kur gjykata vendase në Chandigarh hodhi poshtë kërkesën e familjes për abortim me arsyetimin se shtatzënia e saj ishte shumë e avancuar.
Ligji indian nuk lejon abortin pas 20 javëve, vetëm nëse mjekët vërtetojnë se jeta e nënës është në rrezik.
Në Indi ka shumë raste kur vajzat e mitura përdhunohen dhe sërish organizatat e shumta nuk arrijnë të ndërhyjnë në këto struktura shoqërore.
Sigal