Perceptimi i qytetarëve për korrupsionin në polici

482
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, si pjesë e rrjetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile “POINTPULSE” organizon nesër konferencën në të cilën do të prezantohen rezultatet e sondazhit me qytetarë me titull “Integriteti i Policisë në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë prezantimit të sondazhit për perceptimin e qytetarëve lidhur me Policinë e Kosovës, mes tjerash do të diskutohen këto çështje: A ka shënuar ngritje trendi i besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës” Cili është niveli i përhapjes së korrupsionit në Policinë e Kosovës sipas përvojave të qytetarëve? Cilat janë format më të shpeshta të përhapjes së korrupsionit në Policinë e Kosovës? A do të raportonin qytetarët e Kosovës në raste të korrupsionit të Policisë së Kosovës?, si dhe më shumë tema të tjera lidhur me Policinë e Kosovës dhe perceptimin e qytetarëve për punë e saj. Në konferencë, siç njoftuan organizatorët, do të prezantohen edhe të dhënat krahasuese në lidhje me perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në Polici në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi. Tri konferenca të tjera do të organizohen në të njëjtën ditë nga partn erët rajonalë të këtij projekti në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë – nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Qendra për Studime të Sigurisë dhe Instituti Alternativa. Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit ―Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor – POINTPULSE‖ që mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit për Facilitetin e Shoqërisë Civile.
Konferenca në Prishtinë do të mbahet në Sallën e konferencave Orion, me fillim në orën 11:00.
Sigal