Përçahet koalicioni LAA, Pacolli bashkohet me Ramush Haradinajn

536
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka konfirmuar për Telegrafin se sot kanë prishur marrëveshjen parazgjedhore me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pacolli tregoi se sot pas takimit me LDK kanë ndarë përfundimisht rrugët e asaj që njihej si koalicion parazgjedhor LAA.

Ai në një prononcim për Telegrafin tha se për hapat e mëtejmë dhe koalicionet tjera do të vendosë partia. “Partia do të vendosë shumë shpejt për hapat e mëtejmë”, tha Pacolli. Ndryshe, sot gjatë ditës kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Sigal