Përçahet “Blloku”: AAK: Mustafa është më i keq se Hashim Thaçi

481
Sigal

Mes partive të Bllokut në Kosovë tani mosmarrëveshjet , sa i përket postit të kryeministrit, janë shprehur dhe në publik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e do Isa Mustafën për Kryeministër me arsyetimin se ai ka dështuar në Prishtinë dhe është model i keq i qeverisjes.

Madje, sipas AAK-së, modeli i qeverisjes së Isa Mustafës është më i keq se ai i Hashim Thaçit.

Këshilltari Kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, duke iu përgjigjur kërkesave të Degëve të LDK-së se kjo parti duhet të ketë Kryeministrin, ka thënë se AAK nuk pranon në asnjë formë të heqë dorë nga pozita e Kryeministrit.

“Ndryshimi nga qeverisja Thaçi në qeverisjen çfarë e kemi pa në Prishtinë nuk i duhet Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Avni Arifit.

Ditë më parë Mustafa dhe Haradinaj bashkë edhe me liderët e Vetëvendosjes dhe Nismës, kanë diskutuar më shumë se një orë e gjysmë për rishikimin e marrëveshjes së Bllokut, por nuk kanë arritur te një marrëveshje e re.