Për herë të parë një femër në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Australiane

540
enatorja Marisë Payne do të jetë Ministrja e parë e Mbrojtjes e Australisë.
Ajo u betua të hënën dhe do të mbikqyrë angazhimet ushtarake në dy vende dhe marrëveshjet më të rëndësishme ushtarake të vendit.
Kryeministri, Malcolm Turnbull, mposhti rivalin e tij historik Tony Abbott si kryetar i Partisë Liberale në pushtet, duke e akuzuar atë për mungesë kapaciteti në qeverisje, gjw e cila sipas tij çoi edhe në rwnien e popullaritetit të tij.
Kabineti i Turnbull u betua të hënën dhe në përbërje janë 5 gra, dyfishi krahasuar me kabinetin e Abbott. Duke e konsideruar ndarje nga e kaluara, Turnbull eliminoi disa Ministra të afërt me ish-kryeministrin liberal John Howard.
“Kemi formuar qeverinë e shekullit 21, përbërja e së cilës pasqyron vendosmërinë tonë për të siguruar që Australia mund ta ketë shansin e saj në kohërat më emocionuese të historisë së njerëzimit”, tha ai.
Sa i përket Payne, ajo i bashkohet një numri të vogël të grave që drejtojnë Ministritë e Mbrojtjes, por bëhet e para femër në kye të këtij institucioni në vendet anglishtfolëse.
Gjermania, Norvegjia dhe Holanda kanë Ministra të Mbrojtjes femra, por edhe vendi ynë gjithashtu prezantohet me Mimi Kodhelin.
Sigal