Sigal

Pentagoni tha të martën se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, raporton Zeri i Amerikes.

Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet. Zyrtarët thanë se zarfet fillimisht testuan pozitivisht për ricinë pasi u zbuluan nga policia e Pentagonit të hënën në një objekt postar.

Objekti ndodhet në kompleksin e Pentagonit, por jo në ndërtesën kryesore.

Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre. Kundër ricinës nuk ekziston ndonjë antidotë e njohur.