Pengmarrja në Deir al-Zour, ISIS liron 270 nga 400 pengjet

543
Militantët e Shtetit Islamik kanë liruar afro 270 nga 400 pengje të cilët u rrëmbyen në fundjavë. Lajmi bëhet i ditur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët komunikojnë se terroristët lanë të lirë shumicën e grave, fëmijët nën moshën 14 vjeç si dhe burrat mbi 55 vjeç.
Autoritetet fillimisht dyshonin se 400 civilët e rrëmbyer ishin vrarë, por fatmirësisht më shumë se gjysma e tyre ka mundur të shpëtojë pa pasoja nga një prej organizatave terroriste më famëkeqe.
Militantët e Shtetit Islamik i morën peng banorët e qytetit Deir al-Zour gjatë fundjavës, ku kryen edhe një masakër prej së cilës mbetën të vrarë më shumë se 300 persona. Shumica prej tyre ishin të afërm të trupave të ushtrisë siriane, shkruan “koha”.
Qyteti Deir al-Zour është një prej zonave më të prekura nga lufta, pasi militantët zotërojnë një pjesë të madhe të tij. Gjatë muajve të fundit, banorët kanë vuajtur nga uria dhe problemet shëndetësore si pasojë e mungesës së ushqimit dhe të medikamenteve. Për këtë arsye, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Rusia, nisën disa kamionë me ndihma të cilat janë të mjaftueshme vetëm për një muaj.
Sigal