Pedofili dënohet për 45 krime seksuale me të mitur

533
Një pedofil 70 vjeçar akuzohet nga drejtësia britanike si autori i 45 krimeve seksuale me të mitur, brenda dhe jashtë vendit.
Ish-mësuesi i anglishtes, tashmë në pension, i njohur si Mark Frost është deklaruar fajtor këtë të mërkurë në Old Beiley për një gamë krimesh e abuzimesh kundrejt që në total arrinin 23 akuza. Ai është dënuar gjithashtu për abuzim me nëntë fëmijëve në Tajlandë, gjatë viteve 2009-2012.
Ndërkohe ndaj tij janë ngritur akuza edhe nga ish nxënës britanik që deklarojnë se janë abuzuar prej tij në vitet 1990.
Ai ka pranuar akuzat në lidhje me abuzimet historike.
Gjykata është duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së 70 vjeçarit, emri i vjetër i të cilit është Andrew Tracey, në krime të tjera ndaj të miturve në Spanjë dhe Francë.
Sigal