PE paralajmëron sanksione për Maqedoninë nëse nuk zgjidh krizën

431
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgl nuk përjashton vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që po pengojnë procesin e zgjidhjes së krizës.

Veprimet destructive do të sanksionohen pavarësisht se bëhet fjalë për parti politike apo individë, theksoi eurodeputeti slloven.

“Nëse kriza nuk zgjidhet, do të hapim debat në Parlamentin Evropian për të vërtetuar se çka do të ndërmerret ndaj Maqedonisë dhe politikës së saj. Nuk do të votohet raporti i progresit dhe kjo nënkupton si vërejtje apo një lloj sanksioni. Është e qartë se BE ka edhe instrumente tjera, përfshirë edhe ato financiare. Nëse kriza vazhdon, do të bisedojmë edhe për hapa të tjerë”, theksoi Vajgl. 
Sigal