PE “gëzohet” Tsipras, Schultz: “Edhe Fidel Kastro u duartrokit”

187
Eurogrupi është mbledhur sot në takimin e radhës në Bruksel për të nxjerrë të gjitha konkluzionet e mbledhjes së djeshme, ku në thelb ka qenë situata në Greqi dhe gjetja e një zgjidhje për daljen nga situata e vështirë ekonomike në të cilën ajo ndodhet.
Eurodeputeti britanik-Tsiprasit “Dilni nga Euro” Ja reagimi i kryeministrit grek 
Nigel Farage tregon para deputetëve se kriza e tanishme është një simptomë e ” dallimeve të papajtueshme kulturore midis Greqisë dhe Gjermanisë ” . Ai shton se problemet e Eurozonës janë rezultat i përpjekjes për ” të qënë të gjithë bashkë si të detyruar ” bashkimin e ekonomive të ndryshme pa ” pëlqimin e popullit ” .
Ai shkon më tej, duke argumentuar se jo vetëm Greqia , por në fakt ” gjithë Mesdheu” është në ” monedhën e gabuar ” . Ai i bën thirrje Tsipras të udhëheqë vendin e tij jashtë monedhës Euro në mënyrë që të ecin me kokën lartë ” . Ai thotë: Është një mur i ri Berlini ,dhe është quajturEuro “
eurodeputet
Çfarë do populli grek?
Sylvie Goulard francezja ‘liberale’ e ulur në vëndin për cështjet ekonomikedhe monetare ringriti në nivele alaramante faktin se shumica e grekëve refuzuan në referendum por sërisht duan dhe shpresojnë të qëndrojnë në zonën Euro. Ajo shtoi se është shumë e qartë se çfarë refuzojnë qytetarët grek por Tsiprasi tha ajo duhet të na tregoi këtu cfarë vërtetë populli do?
eurodeputet
Parlamenti Europian “i inatosur me Greqinë” të gjithë inë drejtim të kryeministri Tsipras
Guy Vernhofstadt ish ministër i Belgjikës mbajti në parlamentin Europian një fjalim me tone të ashpra e të mbushur me mllef drejtuar kryeministrit Tsipras dhe qeverisjes së tij. Në fakt, ai madje shkon aq larg sa të akuzojë atë dhe partinë e tij Syriza e ” se kanë përdorur sistemin “

Ai thotë se edhe pse një marrëveshje ende mund të arrihet, ajo do të kërkojë qeveria greke që të jetë shumë më e e thellë dhe konkrete me planet specifike ” nuk shoh propozime konkrete ” nga pala greke – tha ai Duke këmbëngulur se Evropa është ” e fjetur drejt një Grexit ” , ai thotë i thotë Tsiprasit :”Trego që je një lider i vërtetë e jo një profet fals…..
Weber: Ekstremistët e këtij parlamenti kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron
Kristian Demokrati Gjerman Manfred Ëeber i ka drejtuar një sërë akuzash Alexis Tsipras. Ai e akuzoi atë për mostregim dinjiteti dhe për politikë jo dinjitoze. Duartrokitjet që Tsipras.
“Jeni treguar shumë i ashpër në deklaratat tuaj në ditët e fundit . I keni quajtur kreditorët europianë terrorist dhe për këtë nuk keni kërkuar falie. Ju nuk keni bërë propozime dhe keni shkatërruar besimin e europës. Ju nuk keni treguar dinjitet por dinjitet do të thotë të thoni të vërtetën. Ju keni thënë që bankat do të hapen të martën dhe ato nuk janë hapur. Kjo nuk është një politikë dinjitoze. Ekstremistët e këtij parlamenti kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron ndaj ju nuk rrethoheni nga miq të duhur por të gabuar. Ndaj nuk e kuptoj kush ju duartroket”, – tha Weber.
Fjalimi i kryeministrit Tsipras para Eurodeputetëve
Gjatë fjalës së tij para Eurodeputetëve, Alexis Tsipras fajsoi qeveritë e mëparshme greke se kanë rritur evazionin fiskal dhe nuk akne bërë asgjë për zgjidhjen e situatës në të cilën greqia ishte përfshirë. Ai tha se mban përgjegjësi vetëm për periudhën kur ka qenë vetë në krye të shtetit grek dhe se është i gatshëm për të negociuar me BE-në për gjetjen e një zgjidhje për Greqinë. Gjatë fjalimit Tsipras është shojqëruar disa herë nga duartrokitjet e eurodeputetëve, për të cilat Kristian Demokrati Gjerman, Manfred 
Weber tha se janë ekstremistët ata të cilët duartrokitën. 
“Në këtë parlament kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron ndaj ju nuk rrethoheni nga miq të duhur por të gabuar, ndaj dhe nuk e kuptoj kush ju duartroket”, – tha Weber.
“Është një kohë kritike për gjithë eurozonën. Në Greqi u zhvillua referendumi me të cilin i dhamë të drejtën popullit grek të jepte verdiktin. Kjo ishte një përpjekje për ti dhënë një zgjidhje popullit grek. Verdikti u dha në një moment mjaft të vështirë. Ne kemi dëshirën për të patur negociata shumë të vështira me europën. Ky ishte një veprim demokratik dhe për të ecur përpara.
Duam që ti kthehemi negociatave. Ky është një mesazh mjaft i sinqertë dhe i qarytë. BE- ja ose duhet të jetë demokratike ose duhet të përballet me sfida të mëdha. Në negociatat tona duhet të ekzistojë respekti i plotë për zgjidhjen demokratike që ka bërë populli grek.
Edhe para referendumit ne kemi pasur programin tonë. Por dua të përmend situatën që ka qenë para se unë të vija në pushtet për të cilën mbajnë përgjegjësi qeveritë e mëparëshme. Implementimi i atyre reformave nuk na ndihmoj për dalien nga situata. Ne do vijojmë me implementimin e reformave për të dalë nga kriza.
Dua të përmend edhe atë çfarë kanë bërë vednet e tjera të BE-së për të na ndihmuar ne. Edhe programet e vendosuar nga kreditorët e BE-së kanë qenë të ashpra dhe me një afat kohorë mjaft të gjatë. Në 5 vite Greqia ka bërë përpjekje maksimale për tju përgjigjur kreditorëve.
Marveshja midis BE dhe Greqisë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ndërmarrë reforma dhe do të vazhdojmë zbatimin e tyre. Ne duhet të kemi një bazë se çfarë duhet të bëjmë në vijim për të dalë nga kriza si përsa i përket pagave dhe pensioneve. Reformat që ne kemi marë nuk na kanë nxjerrë nga kriza. Ne na duhet një axhendë për të dalë nga kriza.
Një nga propozimet tona do të jetë që të kemi një dialog të vazhueshëm për gjetjen e një zgjidhje për të kaluar vështirësitë. Do përpiqemi gjithashtu të përmbushim detyrimet tona ndaj BE-së si nga ana ekonomike dhe gjeopolitike.
Paratë që najanë dhënë janë për të ndihmuar sistemin bankar në Greqi .
Debia që kishte greqia nuk është shlyer sepse kishte tjetër qeveri në pushtet. Sepse kishte tetër program. Kohët e fundit greqia ka negociuar për një kohë të caktuar me një detyrim për të rimbursuar fone të tjera për kreditorët ndërkombëtarë. Këto para janë derdhur në fakt. Pavarësisht se çfarë ju kam thënë deri në këto momente nuk jam nga ata qëmendojnë se për vuajtjet e popullit tim janë fajtorë të huajt.
Qeveritë e mmëparshme kanë zhvilluar një shtet ku kanë favorizuar korrupsionin dhe anë lënë të rritet evazioni fiskal për të pasurit. Një pjesë e mirë e të pasurve kanë mbetur larg taksave që duhet të kenë të pasurit n greqi. Kjo ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga reformat nuk ka arritur të bëjë një sistem efikas fiskal. Asnjë reformë nuk ka arritur të bëjë të mundur një bashkëpunim të mirë midis qeverive greke dhe bankave.
Këto propozime janë në qendër të gjithçkaje. Propozimet tona janë konkrete. Propozimet janë ato që qeveritë e kaluara nuk i kanë zhvilluar në greqi. Kë të bëjnë me forcimin e mekanizmit , forcimin e evazionit fiskal. Jemi këtu me një madat të fortë të dhënë nga populli grek, jo të përballemi me europën por të bashkëpunojmë me ju që greqia të qëndrojë në BE.
Kriza greke nuk është gjë tjetër, por një dobësi në zonën Euro. Ky është një problem evropian dhe për një problem të tillë duhet një zgjidhje Europiane. Është një histori me përplasie dhe jo ndarje të mëdha. Ndaj jemi të gatshëm të gjejmë një bashkëpunim dhe të eleminojmë dështimin e një europe të bashkuar. Ne do të marim përgjegjësinë tonë politike”, – tha Tsipras. 
Tusk: Është e nevojshme marveshje emergjente, të gjithë jemi përgjegjës
Eurodeputeti, Donald Tusk tha se është e e nevojshme një marrëveshje emergjente pasi të gjitha shtetet e Eurozonën ishin përgjegjëse për këtë krizë ndaj dhe të zgjithë së bashku duhet ti japim zgjidhje asaj.
“Greqia ishte arsyeja e thirrjes së samitit të djeshëm. Kemi pritur të gjitha propozimet për Greqinë dhe BE ka qënë shumë e vendosur në lidhje meqëndrimin e tij. Në samitin e djeshëm këmi patur bisedime shumë të sinqerta në lidhje me situatën tonë. I kemi kërkuar cipras të japë të gjitha propozimet e tij. I kërkoj të gjithë liderëve që të arrijnë në një konsensus. nëse kjo nuk do të ndodhë kjo do të thotë se do tu vijë fundi i negociatave dhe të gjithë do të jenë të humbur nëse nuk do të arrihet një konsensus. Kjo do të ketë efekte negative edhe për BE-në por më të mëdha ato do të jenë për Greqinë. Është e nevojshme një marveshje urgjente. Të gjithë ishim përgjegjës për këtë krizë ndaj dhe të gjithë duhet të përpiqemi ti japim zgjidhje kësaj krize”, – tha Tusk.