PDSH: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë

110
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ndaj situatës aktuale në Kuvendin e Maqedonisë. 
PDSH po ndjekin me vëmendje zhvillimet e situatës së krijuar sot në Kuvend dhe dënojnë dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.
“Partia Demokratike Shqiptare apelon tek shqiptarët që në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë.
 Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet në reagimn e PDSH-së.