Pavarësia, Vuçiç me deklaratë të fortë: Kosova nuk është e jona, por…

126
Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i ka thënë agjencisë Reuters, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç ka thënë se çdo vendim do të duhej të vendosej përpara votuesve serbë.
“Populli duhet të vendosë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka dyshime të mëdha që ata do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës.
“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, – ka thënë presidenti serb.
“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë që të përballen me këtë gjë”, – ka deklaruar Vuçiç.
Ai ka thënë se është i mundshëm një kompromis, mirëpo që duhet të jetë i bazuar në “vullnetin politik në Bruksel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë”.