Patrulla detare e Koresë së Veriut sulmohet nga Koreja e Jugut

477
Flota ushtarake e Koresë së Jugut ka hapur zjarr ndaj një barke patrrullimi të Koresë së Veriut, pranë kufirit detar që ndan dy vende. Mësohet se gjatë incidentit nuk ka patur edhe viktima. Agjensia Qëndrore e lajmeve në Korenë e Veriut, ka komunikuar se patrrulla detare po kryente një operacion mjaft të zakonshëm, teksa e konsideroi veprimin e Koresë së Jugut si një provokim vërtet serioz.
“Të shtunën, luftënxitësit e Koresë së Jugut na kanë provokuar duke goditur patrrullën tonë, e cila po kryente detyrën e mbrojtjes së kufinjve tanë detarë. Sulmi erdhi gjatë kohës që trupat tanë ndodheshin në Detin e Verdhë. Ky veprim i ushtrisë së tyre është një akt mjaft i rrezikshëm dhe bie në kundërshtim me përpjekjet tona për implementin e një sërë marrëveshjeve bilaterale.”
Mbi incidentin kanë reaguar edhe përfaqësues nga Koreja e Jugut. Një zyrtar i qeverisë, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se korano-veriorët nuk i’u kundërpërgjigjën zjarrit. Ai konfirmoi gjithashtu se gjatë ngjarjes nuk pati të lënduar duke thënë se operacioni pati qëllime paralajmëruese. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, teknikishit ndodhet në luftë, pasi beteja e tyre e fundit në vitin 1953, përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.
Sigal