Pashkët/ Papa kritika Europës për refugjatët

527
Papa Françesku ka dënuar aktet terroriste të cilat po përdoren në emër të Zotit, duke thënë se po përdhoset emri i Zotit në akte terroriste. Ai gjithashtu u ankua për atë që e cilësoi si “narkozë” ndërgjegjen rreth refugjatëve që po vërshojnë në Europë. Duke u ndalur te kjo e dyta, ai kritikoi qëndrimin indiferent të Eropës ndaj kësaj krize. Në fund të rrugës së Kryqit në Koloseun e Romës, Papa shtoi se e dënon indiferencën dhe jomikpritjen ndaj atyre që po rrezikojnë jetën e tyre në varka të pambrojtura dhe jashtë çdo standardi, me shpresën për të gjetur strehim në Europë dhe për t’u larguar nga lufta apo faktorë të tjerë të dhunës.
Sigal