Pas vrasjes së Ivanoviç, Vuçiç bën lëvizjen surprizë: Në fundjavë vizitoj Kosovën

529
Pas vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic, Presidenti serb, Aleksandar Vuçic pritet të vizitojë të shtunën dhe të dielën Kosovën.
Lajmin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë e ka bërë e ditur për “Tanjug” zyra e Presidentit serb.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vuçiq do të vizitojë të shtunën dhe të dielën Mitrovicën, Graçanicën dhe Llapnasellën, për të biseduar me serbët lokalë.
“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai.
Sigal