Pas tensioneve me SHBA, Erdogan telefonatë me Putin. Ja çfarë biseduan

621
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, në kuadër të zhvillimeve të fundit në Siri dhe Operacionit të “Degës së Ullirit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet presidenciale, në bisedën të cilën janë trajtuar edhe marrëdhëniet bilaterale, janë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Siri, duke përfshirë edhe operacionin që realizohet në Afrint.
Presidenti Erdoğan theksoi se Operacioni “Dega e Ullirit” ka për qëllim pastrimin e rajonit të Afrinit nga elementet e organizatave terroriste si PYD/YPG dhe DEASH.
Erdoğan duke treguar se operacioni i cili synon sigurimin e sigurisë kombëtare të Turqisë, ka një kontribut të rëndësishëm edhe në unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë, tha se japin rëndësi që të punojnë në koordinim me Rusinë në çështjen e Sirisë.
Dy liderët konfirmuan përcaktimin e tyre në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për suksesin e Kongresit për Dialogun Kombëtar Sirian dhe hapjen e rrugës së zgjidhjes politike.
Sigal