Pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Spanja, ish-lideri i Katalonjës ‘dorëzohet’ në policinë belge

761
Pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga gjykata spanjolle, ish-lideri i Katalonias, Carles Puigdemont është dorëzuar sot në policinë belge.
Puigdemont akuzohet nga autoritetet spanjolle për rolin që ai luajti në referendumin për pavarësinë e Katalonjës. Mësohet se bashkë me ish-presidentin, në policinë belge janë paraqitur edhe 4 zyrtarë të tjerë. Më herët, avokati i Puigdemontit, Pol Bekert tha se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë, vendimi do të merret nga gjykata belge dhe jo nga qeveria. Avokati po ashtu ka njoftuar se Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë.
Gjykata e Lartë Spanjolle u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalonase të paraqiten në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle.
Sipas Gjykatës spanjolle udhëheqësit e shkarkuar të qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë, duhet të paraqiten në Madrid në seancën e së enjtes.
Sigal