Pas krizës me emigrantë në Maqedoni edhe Bullgaria blindon kufinjt

419
Qeveria bullgare ka vendosur që të përforcojë sigurinë e saj kufitare pas krizës me emigrantë në Gjevgjeli të Maqedonisë.
Masat e ndërmarra nga Bullgaria janë bërë me qëllimin që të evitojnë fluksin e madh të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore nëpërmjet kufirit bullgaro-maqedon, raporton “Interfax”, transmeton Indeksonline.
Dje, Indeksonline ka raportuar se rreth 2,000 emigrantë e kanë thyer kordonin policor në kufirin me Greqinë, duke depërtuar në Maqedoni përkundër masave policore që vendi ka ndërmarrë.
Në anën tjetër, Bullgaria ka dërguar forca ushtarake për të kontrolluar kufirin bullgaro-maqedon si dhe kufirin bullgaro-grek, ku mijëra emigrantë ilegalë provojnë çdo ditë që të hyjnë në Bullgari.
Ndërsa, që nga fillimi i vitit më shumë se 9,000 emigrantë kanë kërkuar azil në Bullgari. Për dallim nga Maqedonia, Bullgaria është vend anëtar i BE-së, por jo edhe i zonës Shengen.
Sigal