Pas koncertit të Bruno Mars/ Furgoni futet mes njerëzve në Holandë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

454
Sigal

Një furgon i bardhë ka hyrë mes një grup njerëzish mes një kampingu në orët e para të mëngjesit të sotëm në Landgraaf në Holandë, duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë para se të arratisej.

Grupi sapo kishte marrë pjesë në një koncert të Bruno Mars për Festivalin Pinkpopo, ku marrin pjesë çdo vij mijëra persona.

Policia holandeze është vënë në ndjekje të furgonit të bardhë, ndërsa nuk dihet nëse është një incident apo një sulm i menduar.

Po dje një incident i ngjashëm ndodhi në qendër të Moskës së mbushur me tifozë të shumtë që presin të ndjekin nga afër kampionatin Botëror.

Një makinë taksi ka marrë përpara turmën e njerëzve në rrugën Ilyinka, ndërsa të paktën 7 persona janë plagosur. Të plagosurit ishin të gjithë tifozë meksikanë. Mediat vendase, të cilat citojnë forcat e policisë flasin për një aksident dhe jo për sulm terrorist. Sipas tyre, shoferi i taksisë, një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur fillimisht një semafor e më pas turmën e tifozëve.