Pas kërcënimeve, SHBA paralajmëron Kim Jong Un: Kujdes me Trump, s’mund ta mashtrosh

618
Sigal

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmëruar liderin e Korese se Veriut Kim Jong Un që të mos mashtrojë presidentin amerikan, Donald Trump nëse takohen muajin e ardhshëm.

“Do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong Un nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”, ka thënë Pence në një intervistë për Fox News.

Pence u shpreh se ka mundësi që edhe Trump të largohet nga samiti i planifikuar më 12 qershor.

Koreja Veriore ka kërcënuar me largim nga ky takim pas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton. Veriano-koreanët kanë reaguar me zemërim kur Bolton ka përmendur “Modelin e Libisë” për denuklearizim.

Ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi ishte pajtuar me fuqitë Perëndimore në vitin 2003 për të hequr dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Tetë vjet më vonë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi.
A0B6C57E-C66C-434B-84DB-52E7EE4360B8_cx0_cy1_cw0_w1023_r1_s