Pas jelekverdhëve radhën e kanë “xhaketat blu”, protestë e re në Francë

417
Sigal

Pas jelekëve të verdhë, tani është radha e xhaketave blu për të treguar zemërimin e tyre ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dy sindikata të policisë franceze u kanë bërë thirrje oficerëve të policisë në vend që të protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Policia në Francë ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për lodhjen dhe zhgënjimin për vite me radhë, duke theksuar se protesta e “jelek verdhëve” për javë të tëra dhe shpesh të dhunshme, i ka përkeqësuar kushtet e tyre.

Ata tashmë kanë paralajmëruar qeverinë se janë në pikë të pakthyeshme dhe se të mërkurën do të fillojnë lëvizjen e tyre të protestës.

Aleanca e Policisë bën thirrje për një “ditë të zezë për policinë” në Francë më 19 dhjetor, duke i kërkuar policëve të fikin mjetet e tyre.

Në Twitter dhe Facebook, bashkimi u ka bërë thirrje oficerëve të bashkohen me të ashtuquajturin “aktin 1” të protestave të policisë, duke përdorur emrin e demonstratave të jelek verdhëve.