Pas Greqisë, përmbytje në Itali, shënohet viktima e parë nga reshjet

638
Pas situatës kaotike që shkaktuan përmbytjet në Greqi, shirat e rrëmbyeshëm kanë ‘mbërthyer’ Italinë. Siç raportojnë mediat italiane, shqetësuese paraqitet situata në Abruzzo, ku pati rrëshqitje dheu. Moti i keq shkaktoi edhe viktimën e parë, pasi një 27-vjeçar gjeti vdekjen në Marche prej një aksidenti rrugor, si pasojë e shiut të dendur. Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte bashkë me të në kamionçinën e dalë nga rruga, mbeti i plagosur e ndodhet në spital.
Prej më shumë 24-orësh shirat nuk kanë të ndalur dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha në kufirin e provincave të Pescares dhe Teramos duke i zënë autoritetet lokale në befasi. Edhe qarkullimi hekurudhor u ndërpre përkohësisht në linjën e Adriatikut.
‘Tgcom’ shkruan se shkollat janë mbyllur në pothuajse të gjitha komunat bregdetare. Ndërkohë, erëra të forta që kapërcejnë 100 km në orë mundojnë Triesten prej ditësh tashmë. Me qindra ndërhyrje të skuadrave zjarrfikëse janë regjistruar atje që prej të premtes për incidente të ndryshme që përfshijnë pemët e rrëzuara apo stenda afishimi të shkulura nga era. Sakaq, era e fortë ka shkaktuar edhe shumë dëme në banesa.
Sigal


astynomia71

C_2_fotogallery_3084017_0_image

C_2_fotogallery_3084017_1_image

C_2_fotogallery_3084017_2_image

C_2_fotogallery_3084017_3_image

C_2_fotogallery_3084017_4_image

C_2_fotogallery_3084017_5_image

C_2_fotogallery_3084017_6_image

C_2_fotogallery_3084017_7_image

C_2_fotogallery_3084017_9_image

C_2_fotogallery_3084017_10_image

C_2_fotogallery_3084017_11_image

C_2_fotogallery_3084017_15_image