Pas fitores në zgjedhje, liberalët në Kanada do të tërhiqen nga koalicioni kundës ISIS

463
Partia liberale ka fituar zgjedhjet në Kanada, duke rrëzuar nga pushteti qeverinë konservatore të kryeministrit, Stephen Harper.
Liberalët arritën shumicën parlamentare, duke shënuar një kthesë historike të fateve të partive politike, pas 9 vitesh pushtet të Partisë Konservatore.
Lideri i liberalëve, Justin Trudeu, menjëherë pas fitores u shpreh se ky ishte vullneti i kanadezëve.
“Kanadezët folën me votë. Ju kërkoni një qeveri me vizion dhe një axhendë të qartë për vendin, dhe kjo është pozitive dhe ambicioze. Miqtë e mi, unë ju premtoj sonte se do të qeveris në këtë mënyrë, do ta bëj vizionin tuaj realitet, do të jem Kryeministri juaj”, u shpreh Trudeu.
Para këtyre zgjedhjeve liberalët kanë qenë parti e tretë në parlament, teksa Harper pranoi humbjen, duke i dhënë fund sundimit të tij 9 vjeçar.
Trudeu, 43 vjeç, djali i ish-kryeministrit,Pierre Trudeu, ka premtuar investime në infrastrukturë dhe politika nxitëse për rritje ekonomike në Kanada.
Ai gjithashtu ka premtuar përmirësimin e marëdhënieve të ftohta me administratën Obama.
Analistët politikë kanë nisur spekulimet mbi përbërjen e kabinetit të qeverisë së re dhe se çfarë e shkaktoi humbjen e thellë të Haper.
Sigal